Zemaj viziton IKSHPK-në: Nëse detyrohemi, do të ndëshkojmë edhe institucionet private edhe ato publike

Aktuale

Zemaj viziton IKSHPK-në: Nëse detyrohemi, do të ndëshkojmë edhe institucionet private edhe ato publike

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 19:58
Armend Zemaj

Minitri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që nëse nuk vazhdohet me rekomandimin e masave ndaj pandemisë, do të ketë ndëshkime.

“Më vjen keq, pas një angazhimi permanent të ekspertëve, qoftë në hartimin  e një manuali të ri për mbrojtjen nga përhapja e re e koronavirusit dhe luftimit të tij deri në pafundësi, besoj që është një situatë e qartë që duhet të rrisim respektin për veten, familjen, dhe ta ruajmë shëndetin publik”.

Zemaj gjatë vizitës që bëri në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, tha që nuk duhet të lejojmë që për pak kujdes, situata të na dalë jashtë kontrollit, duke mos zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së.

“Do të kalojmë në një situatë të re, të respektimit të manualit. Nëse detyrohemi  edhe institucionet publike edhe ato private, do të kenë masa të ndëshkimit pasi nuk na lejohet rrugë tjetër”, është shprehur Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat