Ish-ministri Arben Vitia kritikohet pas paraqitjes në tubimin e VV’së ku nuk u respektua distanca sociale

Aktuale

Ish-ministri Arben Vitia kritikohet pas paraqitjes në tubimin e VV’së ku nuk u respektua distanca sociale

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 21:11
Arben Vitia

Lëvizja Vetëvendosje është përballur me kritika të shumta pas organizimit të një tubimi publik në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, të premten.

Partia e Albin Kurtit është akuzuar se ka rrezikuar sot qindra njerëz, teksa vendi ndodhet në mes të pandemisë Covid-19.

Kritika ka marrë në veçanti shefi i degës së VV’së në Prishtinë, Arben Vitia, që udhëhoqi Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë Kurti.

Ish-ministri është kritikuar pas paraqitjes së tij në tubimin ku nuk u respektua distanca sociale, e rekomanduar nga institucionet shëndetësore vendëse dhe ndërkombëtare.

Figura të ndryshme, por edhe qytetarë të thjeshtë, kanë shprehur zhgënjimin e tyre që Vitia, i cili ka qenë zyrtari që ka bërë më së shumti thirrje që të mbahej distanca sociale gjatë kohës sa ishte ministër, sot ishte njëri prej zyrtarëve që iu drejtua turmës së VV’së, e cila u pa qartë se nuk e respektoi distancën.

Pa asnjë masë mbrojtëse, pa maskë e pa doreza, Vitia në tubim foli edhe për koronavirusin, teksa lëvdoi veten dhe ministrinë që udhëhoqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat