Ish të burgosurit kthehen si vizitorë në Burgun e Prishtinës, rrëfejnë përvojat brenda tij

Aktuale

Ish të burgosurit kthehen si vizitorë në Burgun e Prishtinës, rrëfejnë përvojat brenda tij

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 22:02
Ish të burgosurit kthehen si vizitorë në Burgun e Prishtinës, rrëfejnë përvojat brenda tij

Me plis të bardhë e i shoqëruar me mikun e tij më të mirë Martin Çuni këtë të premte ia mësyu Burgut të Prishtinës.

Çuni festimin e ditës së çlirimit po e fillon duke vizituar njërin ndër vendet ku kishte përjetuar torturat më të rënda në jetën e tij.

Ish të burgosurit kthehen si vizitorë në Burgun e Prishtinës, rrëfejnë përvojat brenda tij

Ish i burgosuri politik, veprimtar e poeti Çuni rreth dyzet vite më vonë po kthehet sërish në këtë vend  që tani është shndërruar në muze.

Veçse tek hyrja e objektit nuk qëndrojnë gardianët, e dyert e burgut janë të hapura.

E njëri ndër vendet ku kishte qëndruar nëntë vite është edhe kjo qeli.

Ai rrëfen kujtimet më të rënda nga këtu.

Por brenda këtyre mureve Çuni tregon që edhe ka pasur një tentativë për të dal nga ky burg.

Ai madje e kishte nxjerr nga kjo dritare shokun e tij.

Por kur kishte ardhur koha që të dilte vetë i ishte këputur litari e kishte mbetur në këtë kulm.

Gjatë kësaj kohe atij i ishin privuar edhe vizitat e familjarëve.

Djali i tij tregon një rast të vetëm kur ndjeu dorën e babait të tij.

E një kohë bukur të gjatë ai e kaloi edhe në këtë oborr.

Bashkë me shokët duke shikuar poshtë në tokë e me duar në bel për pesëmbëdhjetë minuta shëtitshin përreth.

E as këtu nuk mungojnë kujtimet e tij.

Kujtime në këtë oborr kanë edhe ish të burgosurit të tjerë politik.

Në këtë burg janë mbajtur qindra të burgosur politik, të cilët janë maltretuar rëndë nga ish regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat