Pacolli publikon fotografi të punëtorëve nga Kazakistani: I lutet Zotit që t’i ruaj në punë

Aktuale

Pacolli publikon fotografi të punëtorëve nga Kazakistani: I lutet Zotit që t’i ruaj në punë

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 09:32
Punëtorët në Kazakistan

Behgjet Pacolli ka publikuar një fotografi të punëtorëve të tij në Kazakistan, ku ata shihen duke e bërë shqiponjën me duar. Punën e tyre Pacolli e ka vlerësuar shumë.

Politikani dhe biznesmeni Behgjet Pacolli në Facebook’un e tij personal sot ka publikuar fotografi të punëtorëve shqiptarë në Kazakistan. Këta punëtorë punojnë për kompaninë e tij ‘Mabetex’.

Ai gjithashtu ka thënë se punëtorin duhet vlerësuar dhe i ka uruar shëndet në punë.

”Mirëmëngjesi miq. Këta punonjës shqiptarë në Kazakistan janë krenaria e Mabetex. Punëtori duhet vlerësuar çdo sekond. Zoti i ruajt në punën e tyre”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat