"Shpërthen" humori në rrjete sociale pas deklaratës së Pal Lekajt

Aktuale

"Shpërthen" humori në rrjete sociale pas deklaratës së Pal Lekajt

Nga: G.B Më: 13 qershor 2020 Në ora: 09:59
Pal Lekaj

Ish ministri Pal Lekaj, u bë kryetemë në media një ditë më parë, pasi Qeverinë Kurti e quajti "feministe".

“Është një politikë feministe e z. Kurti apo mos përgatitja apo guximi për të qeverisur me vendin, sidomos në situate të vështira, kur edhe përpara ka pasur një dialog me Serbinë që nuk ka qenë i përgatitur. Unë mendoj që nëse ke përgjegjësi për të qeverisur Kosovën për të qenë i pari, e të mos përballesh me sfidat dhe të marrësh vendime të tjera mendoj që është feministe”, tha Lekaj.

Por, më pas ai kërkoi falje përmes një postimi në Facebook, duke thënë se e kishte menduar fëmijërore dhe se fjala feministe ishte një lëshim i padashur gjuhësor, përcjell Bota sot.

“Mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, gjatë bisedës në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë, konkretisht përsa i përket diskutimit për pafuqinë dhe papërvojen e ish/Kryeministrit Kurti për të qeverisur me Kosovën, më ka ndodhur një lëshim i padashur gjuhësor dhe përmbajtësor me fjalën “feministe” (kup. fëmijërore), për të cilin kërkoj ndjesë para publikut të gjerë, e veçanërisht para gjinisë femërore”, shkroi Lekaj në Facebook.

E pas kësaj deklarate, në rrjete sociale ka filluar humori me fjalë të ndryshme, shkruan Bota sot.

Image

"Orator - njeri qe rregullon ora! Dr.spec. Pal Lekaj", "Kolonel dmth kur tmetsh nkolonë. I madhi PAL", "Chelsea qyteti i pare ku janë zbulu çelsat. - Pal Lekaj", "Mekanik domethon me kon tu ik! -Pal Lekaj", këto janë disa nga shakatë që janë bërë në rrjete sociale pas kësaj deklarate të Lekajt.

Më poshtë mund të shihni dhe fotografi, shaka të bëra nga qytetarë të Kosovës.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat