Pal Lekaj “zhytet” në ujërat e zeza me fjalorin banal, edhe nga PSD-ja i reagojnë

Aktuale

Pal Lekaj “zhytet” në ujërat e zeza me fjalorin banal, edhe nga PSD-ja i reagojnë

Nga: N.Sh Më: 13 qershor 2020 Në ora: 12:22
Pal Lekaj

Ish-ministri i Qeverisë Haradinaj, Pal Lekaj, pas deklaratës skandalozë të tij, të bërë në një emision televiziv është bërë objekt talljeje.

Lekaj duke u munduar ta kritikoj Qeverisë Kurti, ka është zhytur mjaftë shumë në ujërat e zeza me fjalorin e tij banal.

“Është një politikë feministe e z. Kurti apo mos përgatitja apo guximi për të qeverisur me vendin, sidomos në situate të vështira, kur edhe përpara ka pasur një dialog me Serbinë që nuk ka qenë i përgatitur. Unë mendoj që nëse ke përgjegjësi për të qeverisur Kosovën për të qenë i pari, e të mos përballesh me sfidat dhe të marrësh vendime të tjera mendoj që është feministe”, ka thënë Lekaj derisa është munduar të flas për punën e Qeverisë së Albin Kurtit.

Një reagim ndaj Lekajt sot ka ardhur edhe nga Teutë Rrusta e PSD-së.

Ajo thotë se Qeveria Hoti ka vetëm tri gra ministre dhe asnjë plan për adresimin e pabarazive.

““Gabimi” i Palit është i një mendësie që gruan e sheh si të papjekur, të dobët dhe të paaftë për të qenë bartëse e pushtetit dhe e të drejtave. Por gratë feministe këtë e kanë luftuar me organizim dhe aktivizëm, jo me përqeshje”, thotë ajo.

“Tallja nuk i ndihmon kauzës feministe, kritika po. Për më tepër, tallja që ka pikënisje kulturore, është e njësojtë me qeshjen me shaka të zeza. Edhe njëra, si tjetra relativizojnë pushtetet që kanë prodhuar relacione të pabarabarta në mes të grave dhe burrave, fëmijëve dhe prindërve, shtresave shoqërore, qendrës dhe periferisë, etj.”, shkruan ajo në reagimin e saj të postuar në Facebook.

Sipas saj, kjo konfirmohet edhe me disa prej shakave ku pëvidhet një lloj perversiteti duke luajtur me nënkuptime.

“Shtypja e lokalizuar në pëvojat e grave që pësojnë çdo ditë nga një gjuhë denigruese dhe rendi patriarkal, që i përjashton nga kushtet e barabarta, gabim është të riprodhohet. Kështu nuk kemi ecje, por përsëritje – shtypje”, përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat