Dy të infektuar me Koronavirus në gjendje kritike

Aktuale

Dy të infektuar me Koronavirus në gjendje kritike

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 14:36
QKUK

32 persona të prekur me COVID-19, janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.

Sipas këtij njoftimi, dy pacientë janë në gjendje kritike, derisa 12 të tjerë janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat