Shtimi i rasteve të reja me koronavirus, Armend Zemaj vjen me thirrjen e fundit për qytetarët

Aktuale

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus, Armend Zemaj vjen me thirrjen e fundit për qytetarët

Nga: N. H Më: 13 qershor 2020 Në ora: 18:04
Armend Zemaj

Ministri i Shëndëtësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka pasur sot një vizitnë Klinikën Infektive dhe është takuar me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin.

Zemaj thotë se në ditët në vijim do të shpërndajnë manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19, ku qytetarët do të gjejnë edhe udhëzimet e përkohshme për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, në institucionet publike gjithashtu edhe në ato private.

Në fund, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangen kontakteve me njëri-tjetrin, ta ruajnë distancën dhe të mirëmbahet higjiena personale.

Ja shkrimi i tij

Të nderuar qytetarë,

Sot, ne gjithë së bashku duhet të kemi më shumë kujdes sepse duke u kujdesur për vete, ne kujdesemi për njëri-tjetrin.
Në vizitën e bërë në Qendrën Infektive bashkë me Prof. Naser Ramadanin, ku stafi drejtues i Qendrës Infektive na njoftoj nga afër me gjendjen e pacientëve e cila nuk është stabile.
Për stafin mjekësor bashkëndjejmë lodhjen e tyre si dhe i inkurajojmë që punën profesionale ta vazhdojnë deri në fundin e pandemisë.

Në ditët në vijim do të shpërndajmë manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19, ku do t`i gjeni edhe udhëzimet e përkohshme për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, në institucionet publike gjithashtu edhe në ato private.

Shpresojmë që me këtë manual qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucionet publike dhe atyre private, ja bënë të qartë, rregullat e përgjithshme dhe u'a sqaron të gjitha rregullat në lidhje me lirinë e lëvizjes dhe repektimit të tyre me qëllim të parandalimit dhe përhapjës së pandemisë COVID-19.

Ju bëjmë lutje të gjithë qytetarëve që ti shmangen kontakteve me njëri-tjetrin, ta ruajnë distancën dhe të mirëmbahet higjiena personale.

Bashkë do ja dalim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat