Kërkohet nga mediat që të raportojnë se Burgu i Sigurisë së Lartë është në Gërdoc dhe jo në Dyz

Aktuale

Kërkohet nga mediat që të raportojnë se Burgu i Sigurisë së Lartë është në Gërdoc dhe jo në Dyz

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Banorët e fshatit Gërdoc të Komunës së Podujevës kanë parashtruar ankesë në Komisionin e Pavarur për Media (KPM) se vendndodhja e Burgut të Sigurisë së Lartë është në fshatin Gërdoc dhe jo në fshatin Dyz.

Sipas tyre mediat janë njoftuar me këtë dhe se kohë pas kohë i referohen gabimisht këtij burgu duke e quajtur Burgut u Sigurisë së Lartë në Dyzë dhe jo në Gërdoc.

Pas ankesës së këtyre qytetarëve KPM bën thirrje për të gjitha mediat që në të ardhmen t’i referohen saktë vendndodhjes së Burgut të Sigurisë së Lartë sipas të dhënave zyrtare që sipas tyre mund të konfirmohen nga institucionet përkatëse.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat