Bob Dole siguron Kosovën: Vetëm më telefononi

Aktuale

Bob Dole siguron Kosovën: Vetëm më telefononi

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 21:51
Bob Dole

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, ka thënë se vetëm një thirrje telefonike mjafton t’i bëhet, dhe është i gatshëm t’i dalë në ndihmë popullit të Kosovës.

Ai këtë e deklaroi nëpërmjet një video mesazhi në 21 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Kështu, 96 vjeçari, përkundër gjendjes jo të mirë shëndetësore, rikonfimoi se lidhja e tij vazhdon të jetë e veçantë, me vendin, në lirinë e të cilit ka hise edhe vet.

Me deklaratën e republikanit, nuk është befasuar, Hydajet Hyseni, i cili ishte pjesë e disa prej takimeve të amerikanit me delegacionet e Kosovës, të cilat nisën më 1990, e vazhduan edhe pas çlirimit.

Ky thotë, se edhe atëherë, afërsia e Dole me kosovarët ishte unike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat