Mësimi online, me vështirësi e suksese

Aktuale

Mësimi online, me vështirësi e suksese

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 22:16
Ilustrim

Mësimi online ka pasur vështirësitë  dhe sukseset e veta. E një shkollë nga komuna e Deçanit po vlerësohet se ka organizuar më së mirë këtë proces elektronik. Në shkollën “Dëshmorët e Baballoqit”, njëra nga mësueset nga shtëpia ka ligjëruar me dërrasë të zezë. Shkolla fillore ‘’Dëshmorët e Baballoqit’’ në Deçan, vlerësohet për organizimin e mësimit online.

Drilon Tahiraj tashmë ka pranuar detyrat nga mësuesja e tij.

Ai është nxënës i klasës së pestë në shkollën fillore ‘’Dëshmorët e Baballoqit’’ në fshatin Baballoq të Deçanit.

Prej muajsh, ai po ndjek mësimin online.

Pasi përfundon detyrat, ai ka për obligim të ia përcjell mësueses së tij, Donjeta Tishukajt përmes platformave online.

E mësusja e Drilonit, ani pse nuk asnjë vlerësim në ditar, për angazhimin e tij dhe të shokëve të tij të klasës ka bërë vlerësim të detajuar.

Ajo thotë se edhe në distancë, fëmijët kanë kryer detyra të përbashkëta dhe aktivitete tjera në grup.

Angazhim të madh që procesi i mësimit online të realizohet sa më mirë ka dhënë edhe mësuesja e matematikës dhe e Informatikës në këtë shkollë, Nexhmije Bajramaj. Ajo ka ligjëruar nga shtëpia duke përdorur dërrasën e zezë.

Me angazhimin e mësimdhënësve është i kënaqur edhe drejtori i kësaj shkolle, Agron Selmonaj.

Ai thotë se kanë pasur vështirësi me disa nxënës që për shkak të gjendjes ekonomike kanë mbetur pa u përfshirë në mësimin online.

E në gjithë këtë proces, rol të rëndësishëm kanë pasur prindërit.

Përfaqësuesi i prindërve të kësaj shkolle, pohon se kanë pasur bashkëpunim të mirë me mësimdhënësit.

Vlerësimi i angazhimit të nxënësve edhe në këtë shkollë dhe të tjerat në Deçan do të bëhet sipas udhëzimeve administrative të MASHT-it.

Kështu thonë në drejtorinë Komunale të Arsimit.

Mësimi online në Kosovë është realizuar prej gjysmës së muajit mars pasi shkollat u mbyllën për të ndaluar përhapjen e virusit Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat