Kurti informoi bashkëbiseduesit nga mërgata për situatën politike në vend - Bota Sot
Kurti informoi bashkëbiseduesit nga mërgata për situatën politike në vend

Aktuale

Kurti informoi bashkëbiseduesit nga mërgata për situatën politike në vend

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 22:47
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar takim virtual me bashkëbisedues nga mërgata për të diskutuar e festuar jo vetëm 21 vjetorin e çlirimit të vendit, por edhe 15 vjetorin e këtij subjekti politik.

Kurti i informoi ata për situatën politike në vend, për 100 ditshin e qeverisë, për peticionin ”Duam Zgjedhje!” si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

“Me një interesim të jashtëzakonshëm, mes qindra kërkesash për pjesëmarrje në këtë takim virtual, këtë herë nuk arritëm që t’i përfshijmë të gjithë bashkatdhetarët në këtë bisedë për çka edhe ju kërkojmë ndjesë, ndërkaq ju njoftojmë që së shpejti Lëvizja do organizojë takime të ngjashme përsëri për të cilat do t’ju tregojmë me kohë”.

Shkrimi në Facebook: 

Përveçse jashtë vendlindjes e larg njëri-tjetrit, sivjet pandemia na e ka shtuar edhe më shumë largësinë, kjo ndikoi edhe në ditën tonë tradicionale që si Lëvizje tash për të tretin vit radhazi ja kushtojmë mërgatës sonë, ditën e mërgatës.

Në pamundësi që të takohemi me ju këtë herë fizikisht, organizuam takim virtual për të diskutuar e festuar jo vetëm 21 vjetorin e çlirimit të vendit, por edhe 15 vjetorin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në këtë takim morën pjesë Kryetari Albin Kurti, Sekretarja Organizative Vlora Haxhimehmedi dhe deputetja Fitore Pacolli, ndërsa takimi u moderua nga Lirika Komoni, Koordinatore e qendrave në mërgatë.

Vlora Haxhimehmedi duke folur për rritjen e mbështetjes ndaj Lëvizjes njoftoi ndër të tjera edhe shtrirjen më të madhe të LV-së në Kosovë dhe jashtë saj. Ajo po ashtu foli edhe për historikun e organizimit të Lëvizjes përgjatë 15 viteve të ekzistencës së saj.

Në anën tjetër, Fitore Pacolli u fokusua tek vendimet që Qeveria Kurti kishte ndërmarrë në lidhje me mërgatën, që nga vendimi për fillimin e proceduarave për pagesën e Kartonit të Gjelbërt për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje, te ligji i diasporës dhe për nismën ligjore për votimin e mërgatës nëpër ambasada dhe konsullata, që u propozua nga deputetet e Lëvizjes ditë më parë.

Në fund, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! informoi bashkëbiseduesit nga mërgata për situatën politike në vend, për 100 ditëshin e qeverisë së mirë, për rëndësinë dhe mbështetjen e madhe për peticionin ''Duam Zgjedhje!'' si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale e hapat e metutjeshëm të organizimit tonë në mërgatë dhe në Kosovë. Me një interesim të jashtëzakonshëm, mes qindra kërkesash për pjesëmarrje në këtë takim virtual, këtë herë nuk arritëm që t'i përfshijmë të gjithë bashkatdhetarët në këtë bisedë për çka edhe ju kërkojmë ndjesë, ndërkaq ju njoftojmë që së shpejti Lëvizja do organizojë takime të ngjashme përsëri për të cilat do t'ju tregojmë me kohë. Lëvizja VETËVENDOSJE! i është përherë falenderuese mërgatës për kontributin dhe rolin pashoq të saj që ka në raport me Kosovën, atdheun tonë të përbashkët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat