Adnan Merovci tregon momentin e vështirë kur ia tregoi Rugovës lajmin për vrasjen e Aganit

Aktuale

Adnan Merovci tregon momentin e vështirë kur ia tregoi Rugovës lajmin për vrasjen e Aganit

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 23:23
Adnan Merovci

Adnan Merovci, njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka rrëfyer detaje nga libri i tij më i ri “Pengu” në emisionin “Personale”.

Merovci tregon një nga momentet më të rënda të tij kur ja ka treguar Rugovës lajmin për vrasjen e Fehmi Aganit.

Ai thotë se pasi kishin arritur në Itali e kishin kuptuar lajmin se forcat serbe e kishin arrestuar Fehmi Aganin.

Merovci tregon më pas se italianët i kanë treguar se e kanë vrarë Fehmi Aganin dhe se këtë lajm ata nuk ia kishin treguar Rugovës por këtë gjë duhet ta bënte ai.

“Këtë fat të zi e kisha unë. Ishim duke shkuar për në Gjermani. I thashë Kryetarë na kë thënë se edhe nëse gjaku në gju bëhet dikush duhet t’i shtyjë proceset përpara. Më ndërpreu sepse e parandjeu që diçka ka ndodhë:“Adnan lëri këto fjalë më trego se çfarë ka ndodhur”. Thashë ngushëllime Kryetarë. Profesor Aganin e kanë vrarë. Ende pa përfunduar unë më tha: “Mo bre. Ma paskan tha krahun e djathtë”, tregon ai.

Merovci thotë se pas këtij lajmi Rugova ishte i thyer dhe për tetë orë nuk ka folur e as nuk ka pirë kafe e as ka ndezë cigare.

“Njerëzit që e njohin e dinë çfarë do të thotë të mos pish për tetë orë cigare”, tregon ndër të tjera Adnan Merovci./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat