​Sot mbyllet një pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”

Aktuale

​Sot mbyllet një pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 08:07
Autostrada “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar qytetarët se më datën 14 qershor autostrada “Arbën Xhaferi” do të jetë e mbyllur.

Në njoftim thuhet se do të dielën do të realizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 kyçja Doganaj - Hani i Elezit dhe në atë në drejtimin kyçja Doganaj - Hani i Elezit.

Këto punime MI-ja thotë se janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të autostradës R6 “Arbën Xhaferi”.

“Për arsye të realizimit të punëve, mbyllja do të jetë e përkohshme, që do të fillojë në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00. Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale”, thekson MI-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat