Vuçiq: Duhet të organizohet një referendum për Kosovën

Aktuale

Vuçiq: Duhet të organizohet një referendum për Kosovën

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 08:51
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se duhet të organizohet një referendum për çështjen e Kosovës, sepse, siç shpjegoi ai, tani bëhet fjalë mbi ndryshimet kushtetuese-juridike të statusit të Serbisë.

“Se në referendum kush kënd e përfaqëson, se a do të gjendet një zgjidhje kompromisi, unë nuk besoj në këto. Se a jam më i lumturi për këto që do të ndodhin, unë në këtë nuk besoj. Se a jam më i lumturi- jo nuk jam sepse deri te kjo situatë nuk do të arrihet”, ka thënë Vuçiq në një emision informativ të Tv B92 në Beograd.

Duke folur për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, Vuçiq theksoi se “situata do të jetë e vështirë”, por që njerëzit “nuk duhet të shqetësohen sepse ata do të luftojnë si luanët”.

Vuçiqi iu referua historisë së Gjermanisë dhe tha se ajo kishte humbur disa territore në të cilat nuk jetojnë më, por që ata ishin bërë “njerëzit më të fortë në Evropë” për shkak të qëndrimit të përgjegjshëm.

Ai theksoi se është njeriu më i lumtur që do të jetë presidenti i vetëm i Serbisë që nuk ka dërguar asnjë njeri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat