Ambasadori i Italisë në Kosovë: Italia siguron paqe në Kosovë dhe tërë rajonin

Aktuale

Ambasadori i Italisë në Kosovë: Italia siguron paqe në Kosovë dhe tërë rajonin

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 11:26
Forcat italiane

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka kujtuar vendosjen e forcave italiane në Pejë, para 21 viteve, duke thënë se që nga ajo kohë përmes rolit të saj drejtues në NATO dhe KFOR, Italia siguron paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm për Kosovën dhe tërë rajonin.

Ambasadori Orlando ka shkruar në Twitter, se më 14 qershor 1999, forcat italiane të udhëhequra nga gjeneral brigade, Del Vecchio u vendosën në Pejë për të mbrojtur popullatën.

“Që atëherë, përmes rolit të saj drejtues në NATO_KFOR, Italia siguron paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm për Kosovën dhe tërë rajonin”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat