Moslejimi i fluturimeve, Veseli: Diaspora nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, autoritetet të reflektojnë

Aktuale

Moslejimi i fluturimeve, Veseli: Diaspora nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, autoritetet të reflektojnë

Nga: A.SH Më: 15 qershor 2020 Në ora: 18:34
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli moslejimin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës e ka quajtur absurd dhe shqetësues për diasporën dhe për të gjithë ne.

Ai përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se. diaspora nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, ata nuk janë fajtorët për këtë.

Postimi në Facebook:

Moslejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës sa është absurd, është po aq edhe shqetësues për diasporën tonë, por edhe për të gjithë ne.

Masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore duhet të respektohen, por edhe nevoja e bashkëatdhetarëve tanë që të vizitojnë vendin e tyre duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet e as nuk bën të cenohet nga asnjëri prej nesh.

U bëj thirrje autoriteteve vendimmarrëse që menjëherë të reflektojnë, t'i krijojnë kushtet që diaspora jonë të gëzojnë të drejtën e ardhjes në Kosovë përmes linjave ajrore. Ata vijnë nga vende që e menaxhojnë mirë pandeminë.

Diaspora nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, ata nuk janë fajtorët për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat