Zemaj shpall 200 vende të lira pune në shëndetësi: Kemi 600 mjekë pa punë e klinikat po na mbyllen në mungesë të mjekëve

Aktuale

Zemaj shpall 200 vende të lira pune në shëndetësi: Kemi 600 mjekë pa punë e klinikat po na mbyllen në mungesë të mjekëve

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 21:50
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se është marrë vendimi për punësimin e 200 mjekëve dhe infermierëve.

Zemaj në “Debat Plus” ka komentuar edhe deklaratat e ndryshme se coronavirusi mund të jetë jo i vërtet.

“Edhe në prani timen ka pasur kryetarë të komunave se COVID-19 nuk ekziston. Këtë nuk mund ta fshehi. Ka pasur edhe mjekë profesionistë që kam insistuar të ritestohet pasi nuk ka dashur ta pranojë faktin se është me COVID-19”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë thotë se do të rishqyrtohet edhe mbajtja e dasmave pasi sipas tij janë të ndërthurura 36 grupe interesi.

Zemaj thotë se janë më shumë se 15 specializantë që janë pa punë në Kosovë e vendi nuk ka mjekë.

“Kam miratuar vendimin që shumë shpejt do të rekrutohen 200 profesionistë shëndetësorë. Do të rekrutohen 100 mjek dhe 100 të tjerë”.

Zemaj thotë se disa klinike në QKUK do të mbyllen shumë shpejt në kohën kur sipas tij janë rreth 600 mjekë në Kosovë të papunë.

“Shumë klinika anë e mbanë Kosovës do të mbyllen e disa janë mbyllur në mungesë të stafit e ne kemi 600 të papunë”, tha ndër të tjera Armend Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat