“Koronavirusi është rrenë” - Zemaj i kundërpërgjigjet Labinot Tahirit

Aktuale

“Koronavirusi është rrenë” - Zemaj i kundërpërgjigjet Labinot Tahirit

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 22:46
Tahiri dhe Zemaj

“Koronavirusi është rrenë”, kështu u shpreh të hënën këngëtari, Labinot Tahiri para mediave ku po protestonte së bashku me kolegët e tij, pronarë restorantesh e përfaqësues të gastronomisë para Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së dasmave dhe ngjarjeve që lidhen me “industrinë” e dasmave.

Deklaratës së Tahirit i është përgjigjur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Sipas Zemajt, deklaratat e dhëna sot se nuk ekziston koronavirusi kanë ardhur pas lirimit të masave.

“Jemi ballafaqu me këtë temë pas lirimit të masave, pra pas izolimit. Kjo sepse njerëzit kanë menduar që duhe të vazhdojnë jetën si më herët. Nga grupet e interesit është diskutuar kjo temë, se Covidi-19 është rrenë”, ka thënë Zemaj.

Madje, ministri është shprehur se edhe kryetarë të komunave thonë se Covid-19 nuk ekziston.

“Ka edhe kryetarë të komunave të cilët kanë thënë se koronavirusi nuk ekziston. Këto deklarata kanë ardhur nga grupe të ndryshme të interesit”, tha Zemaj.

Madje, ai tha se ka pasur edhe tubime me mijëra njerëz, në të cilat kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve.

“Fakti i lejimit të tubimeve ka ngjallur interes. Ka pasur tubime me mijëra njerëz, ku është rrezikuar shëndeti nga përfaqësues institucional”, është shprehur Zemaj.

Ministria e Shëndetësisë deri më sot nuk e ka dhënë dritën e gjelbër për lejimin e organizimit të dasmave dhe eventeve të tjera familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat