Limaj: Urime Dita e Çlirimit Malishevë

Aktuale

Limaj: Urime Dita e Çlirimit Malishevë

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 08:35
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar ditën e çlirimit të komunës së Malishevës.

Limaj përmes një statusi në Facebook, e ka cilësuar këtë ditë si të veçantë për qytetarët e Malishevës të cilët festojnë 21 vjet liri.

Postimi i plotë:

Të gjithë bashkëvendësve të mi të komunës së Malishevës ua uroj 16 qershorin- Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve.

Në këtë ditë të shënuar kujtojmë me krenari më meritorët për çlirimin e Malishevës dhe Kosovës, dëshmorët e kombit!

Flijimi i tyre për lirinë e Kosovës mbetet udhërrëfyesi ynë për të punuar edhe më shumë për ta forcuar shtetin e Kosovës.

Urime Dita e Çlirimit, Malishevë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat