Paralajmëron profesori shqiptar në Paris: Kujdes nga rrenat e Hashim Thaçit, ja çka zbulon për të

Aktuale

Paralajmëron profesori shqiptar në Paris: Kujdes nga rrenat e Hashim Thaçit, ja çka zbulon për të

Nga: N.Sh. Më: 16 qershor 2020 Në ora: 11:30
Hashim Thaçi

Profesori shqiptar në Paris, Nezir Kraki ka paralajmëruar kujdes nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Kraki shkruan se, presidenti Thaçi po gënjen kur po flet për investimet evropiane në Kosovë pasi të arrihet marrëveshja me Serbinë.

Sipas tij, kjo është mashtrim pasi sipas tij, Amerika dhe as Evropa nukkanë interes për investime të jashtme pasi jën nëborxhe.

Sipas tij, Kosova do të harrohet nga të gjithë.

Postimi i plotë:

KUJDES nga rrenat e Hashimit!

Thaqi rren sa është i madh kur flet per investime amerikane e evropiane n’Kosovë kinse sapo të arrihet marreveshja me Serbinë (për Serbinë).

Kjo është pjesë e fushatës për mashtrimin e opinionit dhe ruajtjen e qetësisë publike, sikur deri sot me premtime koti.

Në realitet sot dhe vitet që vijnë as Amerika as Evropa nuk do kenë interes per investime te jashtme sepse jane n’borxh deri n’fyt per investime te brendshme.

Në realitet Evropa ka plan strategjik për rikthimin e investimeve brenda territorit të BE-së per rimekembje ekonimike.

ASNJE lider dhe ASNJE shtet nuk ka premtuar dhe as që do premtojë investime në Kosovë. As donacionet e premtuara deri tash nuk do realizohen.

Kosova do harrohet nga të gjithë e sidomos nga Grenelli me 4 nentor derisa Serbia do mbetet faktori kryesor në rajon, me kontroll totale mbi Kosove dhe mbi Bosnje.

Mos e degjoni më këtë rrenc patologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat