Deputetët kërkojnë llogari nga Qeveria për fondin prej 2 milionë € për komunitetet gjatë pandemisë

Aktuale

Deputetët kërkojnë llogari nga Qeveria për fondin prej 2 milionë € për komunitetet gjatë pandemisë

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka shqyrtuar Draft-Planin e Punës së Komisionit për vitin 2020, por nuk e ka votuar atë.

Kryetarja e komisionit Miliana Nikoliq tha se planin e punës nuk mund ta votojnë pasi Qeveria ende nuk e sjell në komision.

“Kjo varet edhe nga Qeveria ne nuk e kemi pranuar draft-planin. Presim draft-planin nga institucionet kompetente që mund të shqyrtojmë në komision tonë”.

“Objektivat janë, shqyrtimi i projektligjeve, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve, kontrolli i ligjeve të cilat janë në fuqi, mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, nga ana e Qeverisë. Do të bëjmë vizita edhe në teren”.

Deputeti Albert Kinolli, anëtarë i komisionit, propozoi që të ftohet në raportim drejtori i Zyrës për Komunitete dhe Kthim në zyrën e Kryeministrit për shkak të fondit të ndarë nga Qeveria Kurti prej 2 milionë euro për përballimin e pandemisë nga komunitetet.

 “Propozoj që dinamika e punës tonë të rritet, qeveria e kaluar ka ndarë një buxhet prej 2 milionë për tu dalë në ndihmë komuniteteve që janë ballafaquar me pandeminë dhe kanë të drejtë të aplikojnë vetëm organizatat”.

“…propozoj raportim drejtori i zyrës së komuniteteve në zyrën e kryeministrit, ne si komunitete RAE nuk kemi i formacione se a kanë shkuar në vend të duhur, kemi nevojë në mënyrë zyrtare të njoftohemi”.

Kjo nismë u përkrah nga anëtarët e tjerë të komisionit. Deputeti i Listës Serbe Igor Simiq, tha se mbështet propozimin e Kinollit.

“Dëshiroj ta përkrahë kolegun që ta kemi në raportim drejtorin e zyrës për komunitete, duam të dhëna zyrtare”

Edhe Elmi Reçica i PDK-së e përkrahim propozimin e Kinollit dhe kërkoi që sa më shpejt Qeveria të sjellë një plan të punës.

“E mbështes propozimin e zotin Kinolli, sa i përket planit të punës pajtohem me ju të shohim se çka ka parapa Qeveria”.

Kurse deputeti Veton Berisha, tha se fondi ende nuk ka filluar që të jetësohet, raporton EO.

“E mbështes deputetin Kinolli për iniciativën ta kemi për raportim drejtorin për komunitete në zyrën e kryeministrit, nuk ka filluar akoma implementimi i ati fondi ka shkuar shumë ngadalë”

Deputeti i VV-së, Hajrullah Çeku, sqaroi se aplikacionet për të përfituar nga ky fond janë duke u pranuar. Ai i quajti pohimet e deputetëve tendencioze.

“Në çështjen për fonde, janë pranuar aplikacionet është në përmbyllje, por meqë po flasim për transparencë mund të marrim informacione”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat