​Qendra e pestë e mjekësisë familjare në Prishtinë bëhet me tunel dezinfektues

Aktuale

​Qendra e pestë e mjekësisë familjare në Prishtinë bëhet me tunel dezinfektues

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 12:48
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se Qendra e pestë e mjekësisë familjare në kryeqytet është bërë me tunel dezinfektues.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se janë të përkushtuar që së bashku me qytetarët të kalojnë pandeminë me koronavirus.

Ahmeti njëherësh u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Komuna e Prishtinës dje ka konfirmuar 46 raste me COVID-19, në ditën më të keqe për Kosovën, ku në nivel vendi u regjistruan gjithsej 129 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat