Shtimi i rasteve në Kosovë: Ish-ambasadori i Kosovës vjen me një kërkesë urgjente për ministrin Armend Zemaj

Aktuale

Shtimi i rasteve në Kosovë: Ish-ambasadori i Kosovës vjen me një kërkesë urgjente për ministrin Armend Zemaj

Nga: N. H Më: 16 qershor 2020 Në ora: 17:39
Armend Zemaj dhe Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me shtimin e rasteve me koronavirus.

Sipas tij, ministria e Shëndetësisë duhet të merrë masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ku thekson se këtë ta bëjë edhe me dënime financiare.

Peci mendon se ata të cilët nuk posedojnë maska gjatë kësaj kohe dhe nuk e respektojnë distancën të dënohen.

Ja shkrimi i tij:

Ministria e Shendetesise duhet te merre masa urgjente per mbrojtjen e shendetit te qytetareve, duke perfshire edhe denimet financiare per ata qe nuk mbajne maska dhe nuk i respektojne distancen ne mes njerezve.

Ashiqare po shihet se shumica absolute e popullates eshte e pandergjegjshme, dhe kesaj pandergjegjshmerie duhet te reagohet me masa proporcionale.

Po me duket se kemi harruar se sa respitore i kemi ne dispozicion, dhe sa humbje te jeteve jemi duke i rrezikuar me kete “sallamadi” stil te menaxhimit te situates se tanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat