Burri i Albulena Haxhiut i dërgon një mesazh të fuqishëm Hashim Thaçit: Të aterrojë vetëm në Beograd

Aktuale

Burri i Albulena Haxhiut i dërgon një mesazh të fuqishëm Hashim Thaçit: Të aterrojë vetëm në Beograd

Nga: N. H Më: 16 qershor 2020 Në ora: 19:57
Alban Krasniqi dhe Albulena Haxhiu

Shtëpia e Bardhë në Uashington do të jetë vendi i rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi. Me ndërmjetësimin e të dërguarit amerikan për dialogun, Richard Grenell, të dyja shtetet do të ulen në tavolinën e bisedimeve.

Presidenti Hashim Thaçi beson se ky takim do të sjellë marrëveshje me njohje reciproke dhe se nuk do të ketë diskutime për territore.

Thaçi i është shmangur pyetjes se kush është pajtuar nga Kosova që të ndalë përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

E kur është pyetur se a mund të ketë nënshkrim të marrëveshjes më 27 qershor, Thaçi ka thënë se do ta firmosë nëse është marrëveshje e mirë.

Lidhur më këtë deklaratë të presidentit Thashim Thaçi, ka reaguar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i deputetes Albulena Haxhiu.

Krasniqi përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, i është drejtuar të parit të vendit me një mesazh se këtë mund ta nënshkruaj, por që atëherë mund të aterrojë në Beograd.

“E nënshkruan por ai mund të aterrojë vetëm në Beograd sepse gjaku i dëshmorëve nuk bëhet ujë dhe atdhe tjetër nuk kemi”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar kundër këtij takimi, ngase sipas kreut të saj, Albin Kurti, sjell veç marrëveshje të dëmshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat