A do të shtyhet Testi i Arritshmërisë? Deklarohet Ministria e Arsimit

Aktuale

A do të shtyhet Testi i Arritshmërisë? Deklarohet Ministria e Arsimit

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 19:57
Foto Ilustrim

Situata e krijuar me rastet e shumta me COVID-19 ka bërë që edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ketë mëdyshje për mbajtjen ose jo të Testit të Arritshmërisë.

Ky institucion është duke e shqyrtuar mundësinë e shtyrjes së testit pas datës 15 gusht.

Këtë e ka konfirmuar, Zyra për media e kësaj ministrie.

Gjatë ditës Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar shtyrjen e testit duke ngritur shqetësime për shëndetin e nxënësve, dhe ka rekomanduar që testi të mos mbahet deri në krijimin e një ambienti më të sigurt.

E pikërisht ankesa të tilla, jo vetëm nga Këshilli i Prindërve, sipas MASH-it, kanë çuar në opsionin e shtyrjes.

Kryesuesi i drejtorëve komunalë të arsimit, Besim Avdimetaj, ka bërë të ditur se shqyrtimi i opsionit për shtyrjen e testit do të bëhet këtyre ditëve.

Ministria e Shëndetësisë përmes një përgjigjeje me shkrim ka thënë shkurt se çështja e Testit të Arritshmërisë duhet të adresohet nga MASH-i dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, por nga Instituti nuk kanë kthyer një përgjigje për këtë temë.

Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Arsimit, këtë vit janë mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta, që pritet t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat