Mustafa pret marrëveshje finale me Serbinë deri në fund të vitit

Aktuale

Mustafa pret marrëveshje finale me Serbinë deri në fund të vitit

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 20:37
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shprehet optimist se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së, do të arrihet deri në fund të këtij viti.

Mustafa thotë se pavarësisht dallimeve mes SHBA-së dhe BE-së, sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më në fund do të arrihet një marrëveshje, pasi që konsideron se procesi i dialogut është stërgjatur.

Ai thotë se janë të bindur se përfshirja e SHBA-së në këtë proces do të rezultojë me një marrëveshje përfundimtare.

“Kemi besimin e plotë në SHBA dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’i hapte rrugë Kosovës në anëtarësim në OKB dhe mekanizma të tjerë”, tha Mustafa në Televizionin Publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat