Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 1.756 të infektuar, 34 të vdekur dhe 968 të shëruar

Aktuale

Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 1.756 të infektuar, 34 të vdekur dhe 968 të shëruar

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 07:29
Ilustrim

Dy ditët e kaluara në Kosovë janë shënuar raste rekorde me COVID-19.

Për dy ditë janë regjistruar 270 raste të reja duke e quar numrin e përgjithshëm në 1.756 raste.

Nga 13 marsi kur edhe u regjistruan rastet e para, në Kosovë nga COVID-19 kanë humbur jetën 34 persona, teksa janë shëruar 968 të tjerë.

“Nga data 08 shkurt deri më 16 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.312 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.756 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 16 qershor 2020, janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 968 raste”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat