Njoftimi i fundit për fluturimet në Aeroportin e Prishtinës

Aktuale

Njoftimi i fundit për fluturimet në Aeroportin e Prishtinës

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 07:55
Ilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njoftoi se edhe fluturimet e datës 17 qershor janë anuluar.

Udhëtarët janë lutur që për detaje të tjera të kontaktojnë kompanitë ajrore.

“Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 17 Qershor 2020 janë anuluar.

Mirësisht ju lusim që të jeni në kontakt me kompanitë ajrore për detaje tjera”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.

Kujtojmë se në ditët e fundit janë anuluar të gjitha fluturimet nga aeroporti i vetëm funksional në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat