Limaj i prekur thellë me vdekjen e Albertit: Ikja e hershme, boshkllëk i madh për ne!

Aktuale

Limaj i prekur thellë me vdekjen e Albertit: Ikja e hershme, boshkllëk i madh për ne!

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 08:47
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj është prekur thellë me vdekjen e të riut, zyrtarit të partisë së tij, Albert Krasniqi.

“Lajm i kobshëm vdekja tragjike e të riut nga Tërpeza e  Malishevës, Albert Krasniqi. I prekur thellë me humbjen e jetës në mënyrë tragjike të bashkëvendësit tim, aktivistit të përkushtuar të Nismës Albert Krasniqi.

Ikja e hershme e Albertit ka lënë boshllëk të madh tek ne. Albertin e kam takuar disa orë para aksidentit në Selinë e Nismës Socialdemokrate si gjithnjë energjik dhe i gatshëm për sfida të reja. Do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si një djalë me vlera të larta njerëzore.

Ndajmë dhimbjen me familjen Krasniqi për humbjen e djalit të tyre. Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e kanë njohur Albertin! U prehsh në paqe, Albert!”, ka shkruar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat