NATO del me deklaratën e fortë dhe zbulon lëvizjet strategjike që po planifikohen

Aktuale

NATO del me deklaratën e fortë dhe zbulon lëvizjet strategjike që po planifikohen

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 09:30
Jens Stoltenberg

NATO po përgatitet për një valë të dytë të mundshme të pandemisë së koronavirusit dhe po grumbullon rezerva pajisjesh mjekësore dhe materialesh për t’u përballur me të, njoftoi sot Sekretari i Përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg.

“Ne po përgatitemi për një valë të dytë të mundshme”, tha ai gjatë një videokonferencë për shtyp, në prag të një takimi të ministrave të Mbrojtjes së Aleancës.

“Do të krijohet, gjithashtu, një fond i veçantë prej disa milionë eurosh, për të blerë pajisje mjekësore dhe për të paguar transportin e mjekëve dhe pacientëve, kur të jetë e nevojshme”, shtoi Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat