“Lufta” për dialog, Gashi: Në SHBA kryeministri e përfaqëson Kosovën, jo presidenti

Aktuale

“Lufta” për dialog, Gashi: Në SHBA kryeministri e përfaqëson Kosovën, jo presidenti

Nga: N.Sh. Më: 17 qershor 2020 Në ora: 09:50
Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti

Më 27 qershor në SHBA do të takohen liderët e Kosovës me përfaqësuesit e shtetit serb, ku pritet të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

Analisti politik, Arber Gashi thotë se në SHBA shtetin tonë e përfaqëson vetëm kryeministri Avdullah Hoti.

Sipas tij, presidenti Hashim Thaçi atje do të mbajë qëndrim vetëm për interesa personale.

“Në Washington, më 27 qershor 2020, shtetin tonë e përfaqëson vetëm kryeministri. Hashimi vërtetë shkon me te, por atje do të qëndrojë dhe do të mbajë qëndrim vetëm për interesa personale. Kjo që shkruaj është provuar miliona herë, kështu që, le ta dijnë mirë këta heshtakët aktual të PDK-së se çfarë dëmi të madh i kanë shkaktu Kosovës”, shkruan Gashi në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat