​Hoti fton në takim liderët partiakë

Aktuale

​Hoti fton në takim liderët partiakë

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 09:56
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar liderët partiakë në një takim para vizitës së planifikuar më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Ky takim është planifikuar që të zhvillohet nesër në ora 11:00 në zyrën e kryeministrit.

“Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Uashington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit”, shkroi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat