Reagon ashpër Vetëvendosje pas ftesës që Avdullah Hoti iu bëri para takimit në Amerikë

Aktuale

Reagon ashpër Vetëvendosje pas ftesës që Avdullah Hoti iu bëri para takimit në Amerikë

Nga: N.Sh. Më: 17 qershor 2020 Në ora: 10:53
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar liderët partiakë në një takim para vizitës së planifikuar më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Mirë, për këtë ftesë ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Ai thotë se kjo Qeveri është e paligjshme, pasi nuk ka kredibilitet e as legjitimitet.

Ndërsa, sa i përket ftesës së kryeministrit Hoti thotë se ajo nuk iu ka ardhur dhe nuk ka pasur nevojë as ta nisin.

“Kjo qeveri është e paligjshme. S'ka as kredibilitet e as legjitimitet. E, ftesa e saj për takimin e sotëm as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin”, shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat