Daçiq: Serbia e gatshme për dialog, por jo të pranojmë njohjen e Kosovës

Aktuale

Daçiq: Serbia e gatshme për dialog, por jo të pranojmë njohjen e Kosovës

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 11:12
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë ditës së sotme ka thënë në TV Prva se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, por siç ka thënë ai nuk janë afër zgjidhjes.

“Nuk jemi afër zgjidhjes. Ne kemi provuar të japim disa propozime, por ato kryesisht kanë ndeshur në refuzim, e as që është diskutuar zyrtarisht ndonjëherë për to”, është shprehur Daçiq.

Daçiq ka theksuar se “Ata që organizojnë dialogun duhet ta dinë se ne me siguri nuk do të pranojmë që të njohim pavarësinë e Kosovës…”.

Në lidhje me rastin e vizitës së shefit të diplomacisë ruse, Sergejë Lavrovit në Serbi, ai ka thënë se Rusia do të mbështesë çfarëdo zgjidhjeje që është në interes të Serbisë, pra atë që do Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat