Edhe Kurti reagon për takimin në SHBA: A do t’ia jap aminin Hoti planit Thaçi-Vuçiq për shkëmbim territoresh

Aktuale

Edhe Kurti reagon për takimin në SHBA: A do t’ia jap aminin Hoti planit Thaçi-Vuçiq për shkëmbim territoresh

Nga: N.Sh. Më: 17 qershor 2020 Në ora: 11:25
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Për takimin e 27 qershorit në SHBA, të liderëve të dy shteteve Kosovë dhe Serbi, ku pritet që të arrihet marrëveshja finale për stabilizmin e dy vendeve ka reaguar edhe Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Kurti përmes një postimi në Facebook, shkruan se, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duhet të shpjegojë në detaje se cila është platforma e Kosovës për të negociuar marrëveshjen finale me Serbinë?

Ai tutje pyet se mos po shkon Hoti për të ia dhënë aminin planit të Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbimin e territoreve.

“Të gjithë aktorët e marrëveshjes Kosovë - Serbi duhet ta dinë fare mirë se populli i Kosovës kurrë nuk do të tolerojë PREKJEN E TERRITORIT TË KOSOVËS”, shkruan ai

Postimi i plotë:

Si duket "tri këmishat" e Albin Kurtit, tani do ti marrë Avdullah Hoti për të shkuar me Thaqin në "Shtëpinë e Bardhë"!

Brenda 10 ditësh, me datën 27 Qershor, dueti Thaqi/Hoti do të nisen për në "Shtëpinë e Bardhë" për të përfaqësuar Kosovën në marrëveshjen "përfundimtare" në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Hoti duhet të na shpjegojë detajisht se cila është platforma e Kosovës për të negociuar marrëveshjen përfundimtare Kosovë - Serbi?

Apo, ky do të shkojë atje vetëm për ta dhënë

Aminin, planit të Thaqit dhe Vuçiqit për "Këmbim territoresh"?!

Të gjithë aktorët e marrëveshjes Kosovë - Serbi duhet ta dinë fare mirë se populli i Kosovës kurrë nuk do të tolerojë PREKJEN E TERRITORIT TË KOSOVËS.

Çështjet madhore të shtetit dhe të kombit, nuk mund të vendosen nga një apo disa politikanë të rastit, por nga vetë populli me anë të Referendumit.

FK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat