Ministrja Haradinaj Stublla videokonferencë me Ambasadorin Kossnet, lidhja e Kosovës me Amerikën është e përhershme

Aktuale

Ministrja Haradinaj Stublla videokonferencë me Ambasadorin Kossnet, lidhja e Kosovës me Amerikën është e përhershme

Nga: E.R Më: 17 qershor 2020 Në ora: 14:26
Meliza Haradinaj Stublla

Ministrja e Jashmte, Meliza Haradinaj Stublla në një konferencë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë z.Philip Kosnett, tha se ‘’lidhja strategjike e Kosovës me SHBA-të është e fortë dhe e përhershme, dhe vendi ynë me krenari I përket botës së udhëhequr nga Amerika’’.

Ajo tregoi se janë dakorduar që të thellojmë e fuqizojmë bashkëpunimin bilateral, sidomos në koordinimin dhe përafrimin e objektivave të politikës së jashtme, me theks të veçantë ndërtimin e bashkëpunimit me mekanizmat e NATO-s.

Postimi i sajë në Facebook

Në një videokonferencë shumë përmbajtësore dhe të përzemërt me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z.Philip Kosnett, shpreha mirënjohjen e thellë për rolin jetik të Amerikës për popullin dhe shtetin e Kosovës. Lidhja strategjike e Kosovës me SHBA-të është e fortë dhe e përhershme, dhe vendi ynë me krenari I përket botës së udhëhequr nga Amerika.

E njoftova Ambasadorin Kosnett për gjendjen e gjetur në MPJD, për vizionin dhe prioritetet politike e funksionale, për të cilat gjeta mbështetje nga ana e tij, sidomos në reformën e planifikuar të Shërbimit të Jashtëm që do realizohet përmes projektit të Vetingut Diplomatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat