PDK nuk shkon te Hoti nesër: Urojmë që herën tjetër të jetë më serioz

Aktuale

PDK nuk shkon te Hoti nesër: Urojmë që herën tjetër të jetë më serioz

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 16:42
PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se ftesa e Kryeministrit Hoti për partitë politike për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi përmes rrjeteve sociale nuk është serioze.

PDK’ja tutje ka thënë se ftesa e Hotit pa konsultim paraprak është veprim i qëllimshëm që ky takim të dështojë.

“Deklaratë e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me ftesën e Kryeministrit Hoti për takimin e nesërm të liderëve Qasja e Kryeministrit Avdullah Hoti, duke dërguar fillimisht ftesa nga rrjetet sociale dhe studiot televizive, nuk është serioze. Kjo është vazhdimësi e ish Qeverisë Kurti. Ftesa e dërguar nga Kryeministri Hoti, në mënyrën si është bërë, pa konsultim paraprak, është veprim i qëllimshëm i dështimit të takimit të nesërm”, thuhet në deklaratën e PDK’së.

PDK tutje ka deklaruar se urojnë që kryeministri të reflektojë para ftesës tjetër dhe të jetë më serioz.

“Kosova ka ndërtuar një traditë të mirë të koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve për çështje të rëndësishme nacionale. Por, sjellja e Kryeministrit Hoti është kundër këtij principi dhe nuk e ndihmon, por e dëmton, frymën e bashkëpunimit për një temë të rëndësishme siç është Dialogu. Urojmë që ky Kryeministër do të reflektojë para një ftese tjetër dhe do të jetë më serioz”, thuhet në reagimin e PDK’së.

Kryeministri Avdullah Hoti sot u ka bërë ftesë liderëve të partive politike që nesër nga ora 11:00 në Zyrën e Kryeministrit të takohen për të diskutuar lidhur me dialogun me Serbinë para udhëtimit të 27 qershorit në Washington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat