Profesori universitar e kujton Albert Krasniqin: Fjalët nuk i patëm kështu

Aktuale

Profesori universitar e kujton Albert Krasniqin: Fjalët nuk i patëm kështu

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 17:11
Albert Krasniqi

Tronditës ishte lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Malisheva Albert Krasniqi. Krasniqi ishte zyrtar i Nismës dhe sot pritej të emërohej këshilltar në MTI.

Në një telegram ngushëllimi Albertin e kujtoi edhe profesori universitar Afrim Hoti i cili i kishte ligjëruar të ndjerit në studimet për Shkenca Politike. Hoti theksoi virtytet më të mira që kishte pasur i ndjeri Krasniqi.

"Fjalët nuk i patëm kështu.... Ti na premtove se do bëheshe shtyllë e ecjes përpara të vendit Tënd. Dhe i tillë u bëre e me plot energji mëtoje të filloje nga puna. Shpirtfisnik, mendjendritur e fjalëpak porse fjala të zinte vend", u shpreh Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat