Krasniqi: Thaçi ka folur shumë për lëvizje kufijsh, kërkesat ishin për t’i hedhur hi syve

Aktuale

Krasniqi: Thaçi ka folur shumë për lëvizje kufijsh, kërkesat ishin për t’i hedhur hi syve

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 23:20
Jakup Krasniqi

Duke folur për dialogun, i cili sipas zyrtarë kosovarë dhe atyre ndërkombëtarë pritet të marrë epilog përfundimtarë, Krasniqi nga Nisma ka thënë se roli i Presidentit Hashim Thaçi karshi këtyre bisedimeve nuk ka qenë i favorshëm për arritjen e marrëveshje të qëndrueshme. Kjo, sipas Krasniqit për faktin se ky i fundit ka folur shumë për lëvizje kufijsh.

“Nëse Serbia nuk të njeh me këta kufij që janë që nga viti 1974 e këndej, kërkesat për ndryshim që i bënte Presidenti ishin më tepër për t’i hedhur hi syve se sa për ta arritur një marrëveshje. Nuk ka qenë një rol konstruktiv që do të duhej të ishte.

Realisht ka lënë për të dëshiruar shumë. Unë e kam thënë edhe me kohë që këtu ka një përgjegjësi shumë të madhe”, ka pohuar Krasniqi.

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nisma-s Socialdemokrate Jakup Krasniqi tha se përgjegjësia e krerëve institucional të vendit në këto bisedime do të duhej të ishte ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat