Pas takimit të liderëve, Lajçak thotë se për këtë arsyeje nuk mund të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi

Aktuale

Pas takimit të liderëve, Lajçak thotë se për këtë arsyeje nuk mund të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 07:36

(E plotësuar) - Ftesës së kryeministrit Avdullah Hoti, për të diskutuar rreth qasjes së qeverisë në dialogun Kosovë-Serbi, nuk iu përgjigjën Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. Por pjesë e këtij forumi ishin Nisma dhe Aleanca Kosova e Re, të cilat është e rëndësishme që të ketë konsensus dhe transparencë në temën ne dialogut.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka thënë se forumi i liderëve të partive politike parlamentare është mundësi e mirë për bashkërendim të aktiviteteve në procesin e dialogut me Serbinë.

“Në takimin e parë të këtij formati theksova rëndësinë që ka për vendin krijimi i një konsensusi sa më të gjerë për këtë temë. Në këtë frymë, bëj thirrje që pjesë e këtij forumi të jenë edhe partitë tjera opozitare. Është jetike për vendin që të gjithë të jemi bashkë në këtë proces, pozitë e opozitë. Dy gjëra duhet qartësuar para fillimit të dialogut: kohëzgjatja dhe emërtimi. Procesi i ardhshëm dialogues me Serbinë kudo që zhvillohet duhet ketë emër; dialog për njohje. Si dhe është shumë më rëndësi që dialogu të përshkruhet me transparencë të plotë”, ka shkruar Limaj pas takimit.

Valdrin Lluka nga AKR, pas takimit u tha gazetarëve se aty Avduallah Hoti ka prezantuar pikat me të cilat do të paraqitet në dialogun me Serbinë, e të cilave tha se partia në të cilën ai është pjesë u jep mbështetjen e plotë.

Lluka: AKR mbështet plotësisht qasjen e Hotit për dialog

“Ato pika parashohin edhe mos-negocimin territorial të vendit, po ashtu asgjë mos të negociohet çka është antikushtetuese, normalisht të mbrohet vendi si tërësi, dhe kjo për ne është shumë me rëndësi dhe parimisht e shprehëm mbështetjen e plotë si parti, si AKR”, tha ai.

Lluka tha se plani i Hotit parasheh rritje të transparencës në çështjen e dialogut dhe kjo është e rëndësishme për këtë proces. Ai tha se në këtë proces nevojitet unifikim e edhe mbështetja e partive opozitare.

Ftesës së Hotit i është përgjigjur edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili nuk është deklaruar për media.

Gjithashtu në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e partive parlamentare nga komunitetet pakicë.

Por, dy partitë më të mëdha opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës refuzuan ftesën e Hotit për këtë takim.

Në Vetëvendosje dje kanë thënë se nuk ka nevojë për ftesa të tilla nga qeveria Hoti, meqë e njëjta sipas tyre nuk ka legjitimitet. Ndërsa PDK e ka konsideruar ftesën e Hotit si jo serioze.

Hoti po fton liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar rreth platformës së qeverisë për dialogun me Serbinë, një javë para se të udhëtojë për në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të emisarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

***

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka kërkuar nga krerët institucionalë dhe politikë në Kosovë që të jenë të bashkuar në dialogun me Serbinë.

Pas takimeve që pati gjatë dy ditëve të fundit, përmes një konference për medie, diplomati sllovak tha se nuk ka marrë asnjë ftesë për iniciativën e 27 qershorit për rifillim të dialogut në Uashington.

Ai tha se ka biseduar me kryeministrin Hoti që ai të udhëheq dialogun. Sipas tij, e ardhmja e Kosovës është në Evropë, derisa i ka quajtur spekulime gjitha raportimet për shkëmbim territoreve.

Ndonëse po qëndron prej tre ditësh në Kosovë, Lajçak nuk dha data për rifillim të dialogut në Bruksel. Këtë tha se do të bëjë të ditur pas vizitës në Serbi.

“Jam i gatshëm dhe i përkushtuar që të rifillojmë dialogun dhe t’iu ndihmojë palëve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Marrëveshje e pranueshme e qëndrueshme. Në takimet e mija kam theksuar se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog. Dialogu duhet të jetë mbi politikën”, tha ai.

Ai ka theksuar se BE-ja nuk mund të lihet anash dialgout me Serbisë, pasi BE-ja ofron të ardhmen evropiane për të dyja vendet.

“Kam dyshime serioze se një marrëveshje e mire mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet pa praninë e BE-së”, tha ai.

Në këtë konference për medie, Lajçak foli edhe për liberalizimin e vizave, sipas tij ato do të largohen vetëm është në pyetje periudha kohore.

***

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, sot ka mbajtur një konferencë shtypi për të dhënë detaje për takimet me liderët politikë në Kosovë.

Lajçak ka thënë se tani po largohet me një siguri që janë krijuar kushtet për dialog, transmeton IndeksOnline.

Ai tha se do të angazhohet që dialogu të rifilloj së shpejti dhe të kenë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ai tha se Kosova është pjesë e BE-së dhe se problemet e saj janë pjesë e BE-së, gjithashtu.

“Jam i gatshëm dhe I përkushtuar të angazhohem plotësisht që të rifillojmë me dialogun pa vonesa të mëtejshme dhe që të ndihmojë palëve që të punojnë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do të normalizoj marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të zgjidh të gjitha çështjet e pazgjidhura e cila do të jetë e qëndrueshme dhe e pranueshme si për rajonin ashtu edhe për vendet e BE.

Gjatë tre ditëve të kaluara kam pasur takime shumë prduktive dhe të dobishme me liderët politikë në Kosovë. Në takimet e mija kam theksuar se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog dhe se dialogu duhet të vendoset mbi politiken, ashtu si edhe integrimi evropian.

Jam shumë i lumtur të shoh se dialogu i lëhtësuar nga BE-ja është prioritet për Qeverinë.

Pres që dialogu të rifilloj së shpejti meqë do të vizitoj Beogradin javën e ardhshme, planifikoj të diskutoj këto elemente me presidentin Vuqiq në mënyrë që mund të shpallim takimin e parë në Bruksel”, tha ai.

****

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me liderët e partive ka bërë të ditur se iu ka prezantuar përfaqësuesve të subjekteve platformën për dialogun, derisa, ka bërë edhe njëherë thirrje për opozitën që të takohen për këtë çështje.

“Sapo e kemi kryer takimin e parë të Forumit të Liderëve, në bazë të platformës që e kemi propozuar publikisht si qeveri. I falënderoj liderët që sot ishin në takim, të gjithë i dhanë mbështetje qasjes që i kemi si qeveri, parimeve që i kemi vendosur, transparencën që do të sigurojmë gjatë gjithë kohës me këtë proces. Ekipin do ta funksionalizojmë së shpejti. Ne jemi gati që të ulemi në dialog, me një qëllim të vetëm, marrëveshje që nënkupton njohje. Kemi marrë vendime të rëndësishme gjatë këtyre dy javëve për të vendosë pozicionin e shtetit në një pozitë më të favorshme, shkojmë besim plotë në këtë proces që tani dihet që do të ndodhin. Kemi pas për dy javë takime intensive. Së shpejti për platformën do të raportoj edhe në Kuvend, besoj që të martën e ardhshme do të prezantoj platformën, do të kërkoj formimin e komisionit për dialog që të mbikëqyrin procesin, unë ftoj partitë opozitare që të marrin rolin e tyre mbikëqyrës. Unë kam dërguar ftesa dje te të gjithë, do të ju qasem edhe në ditët e ardhshme, ku do që ta shohin të nevojshme që të takohemi për t’i njoftuar për qasjen që ka qeveria. Ju siguroj që në këtë transparencë të plotë ne do t’i dalim ballë”, ka thënë Hoti, derisa ka shtuar se do të vazhdojë konsultimet me partitë politike.

I njëjti ka bërë të ditur se në takimin e sotëm nuk kanë shkuar përfaqësues të Listës Serbe.

“Ftesa ka qenë si kryeministër i vendit në bazë të mandatit për të udhëhequr dialogun që të konsultohem me kryetarët e partive. Unë kam pas takime individuale me të gjitha partitë, në këtë takim nuk ishin”, shtoi ai.

Kryeministri ka thënë se sot në mëngjes e ka pasur një takim pune me të dërguarin e BE’së në dialog, Miroslav Lajçak.

“Kam pasur një mëngjes një takim pune me z.Lajçak ku kemi definuar disa çështje. Sot pasdite unë do të takoj të gjithë ambasadorët e BE’së për të diskutuar për platformën”, tha ai, duke shtuar se në Uashington ai udhëheq dialogun.

“Agjenda e Uashingtonit besoj që do të bëhet e qartë para se të shkojmë atje. Në proces të dialogut Kosova përfaqësohet nga kryeministri dhe nga delegacioni që unë e shoh të rëndësishme. Në emër të Kosovës flas unë, kompetencat kushtetuese janë të qartë”, shtoi i njëjti.

Limaj thotë se dialogu kudo që zhvillohet duhet të ketë emër: Dialog për njohje reciproke

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Forumi i Liderëve të partive parlamentare është mundësi e mirë për bashkërendim të aktiviteteve në procesin dialogues me Serbinë.

Limaj pas takimit ka shkruar në Facebook, se në takimin e parë të këtij formati ka theksuar rëndësinë që ka për vendin krijimi i një konsensusi sa më të gjerë për këtë temë.

Në këtë frymë ai ka bërë thirrje që pjesë e këtij forumi të jenë edhe partitë tjera opozitare.

“Është jetike për vendin që të gjithë të jemi bashkë në këtë proces, pozitë e opozitë. Dy gjëra duhet qartësuar para fillimit të dialogut kohëzgjatja dhe emërtimi. Procesi i ardhshëm dialogues me Serbinë kudo që zhvillohet duhet ketë emër dialog për njohje”, ka shkruar Limaj.

Po ashtu ai ka thënë së është shumë më rëndësi që dialogu të përshkruhet me transparencë të plotë.

Postimi i plotë:

Forumi i Liderëve të partive parlamentare është mundësi e mirë për bashkërendim të aktiviteteve në procesin dialogues me Serbinë.

Në takimin e parë të këtij formati theksova rëndësinë që ka për vendin krijimi i një konsensusi sa më të gjerë për këtë temë. Në këtë frymë, bëj thirrje që pjesë e këtij forumi të jenë edhe partitë tjera opozitare. Është jetike për vendin që të gjithë të jemi bashkë në këtë proces, pozitë e opozitë.

Dy gjëra duhet qartësuar para fillimit të dialogut: kohëzgjatja dhe emërtimi. Procesi i ardhshëm dialogues me Serbinë kudo që zhvillohet duhet ketë emër; dialog për njohje. Si dhe është shumë më rëndësi që dialogu të përshkruhet me transparencë të plotë.

Lluka tregon se çfarë u bisedua në takim me Hotin, kritikon VV-në e PDK-në

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thirrur për një takim sot liderët e partive politike.

Takimi u mbajt me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si edhe në prag të vizitës më 27 qershor në Uashington, derisa u bojkotua nga VV dhe PDK.

E, në emër të AKR-së, në këtë forum mori pjesë Valdrin Lluka, i cili tregoj se çfarë  u bisedua, derisa krikitoi opozitën për mospjesmarrje.

“Do ta shohim pra, mosnegocimin territorial të vendit, po ashtu asgjë të mos negociohet çfarë është anti-kushtetuese dhe normalisht të mbrohet vendi si tërsi. Dhe, kjo për ne normalisht është shumë me rëndësi dhe parimisht shprehëm mbështetjen e plotë si parti, pra si AKR.

Dhe, gjithashtu biseduam edhe për planin tash e tutje se çfarë qasje do të ketë. Plani i z.Hoti parasheh një rritje të transparencës në këtë dialog, parasheh dhe të krijojë një komision brenda parlamentit, por gjithashtu edhe një grup të ekspertëve, që do të jetë pranë Kryeministrisë, që do të ndihmojë në këtë proces.

Ky grup do të jetë nga njerëz që kanë qenë të involvuar më herët në negociata të ndryshme, pra të ketë një memorie institucionale në këtë proces dhe ky grup do të ketë sukses. Këtu duhet ta kemi edhe mbështetjen e opozitës.

Opozita për fat të keq s’ishte pjesë e këtij forumi, shpresoj që do të ketë reflektim pas prezantimit të këtyre pikave të z.Hoti tek qytetarët”, tha ai.

Takimi i liderëve, Haradinaj lëshon takimin me Hotin

Kryeministri Avdullah Hoti për sot ka ftuar liderët e partive politike për t’u konsultuar për procesin e dialogut me Serbinë.

Mirëpo kësaj ftese nuk i janë përgjigjur partitë opozitë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka qenë i pari që ka shkuar në takimin e ftuar nga kryeministri Avdullah Hoti me liderët e partive politike.

Por, Haradinaj ka dalur nga takimi pa thënë asnjë fjalë për media.

Pas tij në objektin e qeverisë ka arritur edhe kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe Valdrin Lluka nga AKR-ja – që nuk është pjesë e koalicionit qeverisës.

Ftesës për takimin e ftuar nga kryeministri – që ai e ka quajtur Forumi i Liderëve –  i janë përgjigjur edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve joshumicë si Veton Berisha, Duda Balje dhe Albert Kinoll, të cilët janë ende në takim.

****

 Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë nga takimi i liderëve qe ishte ftuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Haradinaj nuk është deklaruar për media. “Njëherë tjetër sepse jam vonë”, tha ai derisa doli nga ndërtesa e qeverisë.

Ndërkohë, politikanët tjerë vazhdojnë te jenë në takimin e ftuar nga shefi i ekzekutivit.

Nis takimi i Hotit me liderët e partive politike

Ka nisur takimi i kryeministrit Avdullah Hoti me kryetarët e partive politike në Qeverinë e Kosovës

Hoti i ka ftuar liderët e të gjitha partive në takim për të diskutuar para 27 qershorit, kur Kosova dhe Serbia do të takohen në Washington për rinisjen e dialogut.

Mirëpo, ftesës së Hotit nuk iu përgjigjën Kadri Veseli i PDK-së, dhe Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata nuk pranuan që të marrin pjesë në takimin ku do të diskutohet për fazën e fundit të dialogut dhe takimin në Shtëpinë e Bardhë.

***

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar takim liderët e partive politike në Kosovë, në atë që po e quan forum të liderëve politikë.

Deri tani në takim ka arritur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Hoti dje ka thënë se do të diskutojnë rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi. Por, partitë opozitare PDK dhe Vetëvendosje nuk i janë përgjigjur pozitivisht një nisme te tillë.

Hoti dje ka thënë se këtë takim po e fton edhe për shkak të intensifikimit të çështjes së dialogut, pasi tashmë kanë një ftesë më 27 qershor në Uashington dhe është paralajmëruar Samiti i Parisit në korrik.

Sipas Hotit forumi do të shërbejë për përgatitje para raundeve të dialogut me Serbinë.

“Ne të përgatitemi para procesit të dialogut, para rundeve që ndodhin në Bruksel dhe Uashington, ne të dakordojmë bashkë qasjen që do të kemi për tema specifike që unë do të mbroj në emër të Kosovës në këto takime”, ka thënë Hoti.

Sot Forumi i liderëve pa PDK-në dhe VV-në

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thirrur për një takim sot liderët e partive politike, të cilin takim pritet ta bojkotojnë përfaqësuesit e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi mbahet me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në prag të vizitës më 27 qershor në Uashington.

Forumi i liderëve mbahet në ora 11:00 në Zyrën e Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat