Si u infektuan pjesëtarët të FSK-së nga Drenasi me COVID-19

Aktuale

Si u infektuan pjesëtarët të FSK-së nga Drenasi me COVID-19

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 07:31
Ilustrim

Në Drenas sonte janë regjistruar pesë raste të reja me coronavirus.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë për RTV Dukagjinin se këto raste e kanë burimin e infeksionit nga kazerma e FSK-së.

 “Pesë personat që sonte kanë dalë pozitiv janë burim kontakti nga kazerma “Adem Jashari”. Ata janë infektuar nga një pjesëtarë i FSK-së që është edhe pjesëtarë i Vetëvendosjes. Ai është pjesëtarë i Vetëvendosjes dhe ka marrë pjesë në protestën e tyre nga ku edhe e ka marrë infeksionin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Lladrovci thotë se i njëjti person ka marrë vërejtje para disa ditëve për shkak të komenteve që ka bërë në rrjete sociale.

“Asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka të drejtë ët bëjë komente politike. Personi i tillë është nga Mitrovica”.

Lladrovci thotë se pjesëtarët e FSK-së nga Drenasi të infektuar nuk kanë simptoma por që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat