Mediat e huaja shkruajnë për atentatin ndaj avokatit nga Drenasi: Unë jam Gazmend Halilaj, krimet që bëhen mbi mua nuk do t’i mbulojë pluhuri

Aktuale

Mediat e huaja shkruajnë për atentatin ndaj avokatit nga Drenasi: Unë jam Gazmend Halilaj, krimet që bëhen mbi mua nuk do t’i mbulojë pluhuri

Nga: N.Sh. Më: 18 qershor 2020 Në ora: 09:02
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj ka publikuar një fotografi të një lajmi që kanë shkruar mediat e huja për atentatin që ka ndodhur para shtëpisë së tij e që mbeti i plagosur.

Halilaj ka shkruar se krimet që bëhen mbi të, nuk do t’i lejoj që t’i mbuloj pluhuri.

Ai thotë se institucionet e Kosovës nuk po kanë guxim që të kapin urdhëruesin dhe personat e tjerë që përfshihen në krim.

Ai kërkon që Prokuroria Speciale të merret me rastin e tij.

Postimi i plotë:

Miqt e mi, derisa atentati qe mu bë para shtepie, është berë LAJM NDERKOMBTAR, institucionet tona nuk kan guxim të kapin urdherdhenësin dhe personat tjerë të perfshirë në krim.

Meqenëse kemi të bejmë me krim të organizuar, unë do të kekroj qe ky rast të kaloj në Prokurorinë speciale.

Unë jam Gazmend Halilaj, nuk lejoj krimet qe behën mbi mua ti mbuloj pluhuri...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat