Lajmi i Fundit: MTI merr vendim të ri, për bizneset e gastronomisë - Bota Sot
Lajmi i Fundit: MTI merr vendim të ri, për bizneset e gastronomisë

Aktuale

Lajmi i Fundit: MTI merr vendim të ri, për bizneset e gastronomisë

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 12:21
Vesel Krasniqi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka bërë të ditur se me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve nga pandemia COVID-19, si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka nënshkruar një Urdhëresë për aplikimin e masave për parandalimin e luftimit të COVID-19 në sektorin e gastronomisë.

Siç ka bërë të ditur Krasniqi, përmes kësaj urdhërese ka kërkuar zbatimin e masave që dalin nga Plani Kombëtar i Reagimit ndaj këtij virusi.

“Përmes kësaj urdhëresa kam kërkuar zbatimin e masave që dalin nga Plani Kombëtar i Reagimit ndaj këtij virusi, rekomandimeve që janë dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë. Urdhëresa duhet të zbatohet nga të gjitha bizneset e gastronomisë dhe Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me inspektoratet tjera do të jenë në terren çdo ditë për zbatimin e masave për tu mbrojtur nga pandemia. V.K”, ka shkruar Veseli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat