Hoti: Të martën e ardhshme do të raportoj në Kuvend për procesin e dialogut me Serbinë

Aktuale

Hoti: Të martën e ardhshme do të raportoj në Kuvend për procesin e dialogut me Serbinë

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 13:02
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thirrur për një takim sot liderët e partive politike.

Takimi u mbajt me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si edhe në prag të vizitës më 27 qershor në Uashington, derisa u bojkotua nga VV dhe PDK.

Pas përfundimit të këtij takimi për media foli vet kryeministri Hoti, derisa tha se ka marrë mbështetjen e liderëve dhe që në këtë proces do të ketë transparencë të plotë.

“Sapo përfundoi takimi i parë formal në bazë të platformës së publikuar për qasjen për proces të dialog, falënderoj liderët që ishin në takim, të gjithë i dhanë mbështetje partimeve që kemi vendos dhe transparencë do të ketë.

anë i inkurajuar në këtë mbështetje, ne jemi gati që të ulemi në tavolinë të dialogut për një qëllim, për marrëveshje përfundimtare njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

Do të marrim vendimë të rëndësishëm për të vendos Kosovën në një pozicion të favorshëm të dialogut.

Gjatë këtyre dy jave kemi pas takime intensive me ambasadorë të KUINTIT me shqoëri civile e me Akademinë e Shkenca dhe Arteve e kemi kompletu mozaikun për procesi.n

Së shpejti do të raportojmë edhe në Kuvend për platformën tonë, një mundësi e mirë që është vendos të martën e ardhmshme do të raportoj do të kërkoj formalisht themelimi e komisionit parlamentar për dialog, nga kjo paraqitje ftoj partitë opozitatë për rolin e tyre mbikqyrëse”, tha Hot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat