Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça ka rezultuar pozitiv pas testimit për koronavirus. Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli tha se drejtori Korça nuk ka pasur kontakte me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri por vetëm me disa nga punonjësit e komunës.
Drejtori Korça nuk ka pasur kontakt me kryetarin Haziri”, tha Ismajli .
25 punonjës të komunës së Gjilanit po qëndrojnë të izoluar si pasojë e kontaktit me drejtorin e Shërbimeve Publike, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus. Ndërsa, sot do të testohen 60 persona nga kjo komunë të cilët janë identifikuar si raste kontakti të nëntë rasteve të reja që pati dje në Gjilan.