Grenell: Takimi në Shtëpinë e Bardhë, hapë derën e zhvillimit dhe investimeve ekonomike

Aktuale

Grenell: Takimi në Shtëpinë e Bardhë, hapë derën e zhvillimit dhe investimeve ekonomike

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 14:12
Richard Grenell

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka deklaruar sot se takimi i 27 qershorit është një mundësi e mirë për hapjen e dyerve për zhvillim dhe investime ekonomike.

Sipas një njoftimi të ambasadës, Grenell citohet të ketë thënë se SHBA-të shpresojnë që liderët e të dyja vendeve do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t;ju rikthyer dialogut.

“I dërguari i posaçëm presidencial për negociatat e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell sot dha këtë deklaratë në lidhje me takimin e ardhshëm në Washington me përfaqësuesit nga Kosova dhe Serbia:

“Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë hap derën e zhvillimit të ri ekonomik dhe investimeve. SHBA-ja shpreson që liderët e Kosovës por edhe Serbisë do të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të prosperitetit dhe stabilitetit. Qytetarët e këtij rajoni meritojnë asgjë më pakë””, thuhet në njoftimin e ambasadës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat