Vuçiqi e analizon dezinfektimin e zyrës së Thaçit pas largimit të Lajçakut

Aktuale

Vuçiqi e analizon dezinfektimin e zyrës së Thaçit pas largimit të Lajçakut

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:32
Foto Ilustrim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka shtruar hipoteza për dezinfektimin e para dy ditëve në zyrën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Vuçiq e ka parë jo pa shkas vendimin e Thaçit për dezinfektimin e zyrës së tij, pasi aty e priti të marten emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një intervistë të gjatë për “Novosti”, Vuçiq ka thënë se Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk kanë qasje të njëjtë për dialogun.

“Ne duhet të shohim se cila do të jetë qasja e palës shqiptare. Ju e keni Hotin që bisedon me gjermanët dhe u thotë se unë do t’i udhëheq negociatat në BE, dhe e keni Thaçin që thotë se nuk është i interesuar për BE-në dhe urdhëron dezinfektimin e zyrave pas largimit të Lajçakut, duke i dërguar kështu një mesazh Shtëpisë së Bardhë se është i interesuar vetëm për Amerikën”, tha Vuçiq.

Ai u shpreh se ideja e Bashkimit Evropian është që t’i thonë Serbisë që të mos e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, por në këmbim të kësaj, Vuçiq tha se BE nuk di çfarë t’i ofrojë Serbisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat