Mësohet numri i pjesëtarëve të FSK-së të cilët rezultuan pozitiv me koronavirus

Aktuale

Mësohet numri i pjesëtarëve të FSK-së të cilët rezultuan pozitiv me koronavirus

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:47
FSK

Në 26-të ka shkuar numri i pjesëtarëve të FSK-së të infektuar me koronavirus.

Gjendja shëndetësore e të infektuarve është e mirë dhe të njëjtit ndodhen në vetizolim, ka konfirmuar zyra për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Pas analizave të mostrave të një numri të pjesëtarëve të FSK-së, ka rezultuar  se 26 prej tyre janë pozitiv. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Ata janë duke u trajtuar në vetizolim. Në ditët në vijim do të ndiqen rastet e dyshuara dhe do veprohet sipas udhëzimeve të Qendrës  Mjekësore të FSK-së dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, thuhet në përgjigjen.

Tutje, Ministria e Mbrojtjes thekson se FSK vazhdon të jetë e angazhuar në përmbushjen e misionit kushtetuese dhe detyrave të saj ligjore.

“Gjatë periudhës së menaxhimit  të pandemisë COVID-19 njësitet e FSK-së kanë realizuar dhe vazhdojnë të realizojnë aktivitetet e tyre në  mbështetjen  ushtarake të autoriteteve civile”, përfundon përgjigja e tyre.

Aktualisht kemi 1,833 persona të infektuar me koronavirus, 968 të shëruar dhe 34 vdekje.

IKSHPK vijon apelin për bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe larjen e duarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat