Hoti: Grenell më telefonoi pasi u zgjodha kryeministër, më tha se nuk jemi askund me dialog

Aktuale

Hoti: Grenell më telefonoi pasi u zgjodha kryeministër, më tha se nuk jemi askund me dialog

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 21:53
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në emisionin Pressing se ka marrë një telefonatë nga i Dërguari Special i SHBA’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi ishte zgjedhur kryeministër.

“Grenell më telefonoi dhe më tha se duhet të kthehemi në procesin e dialogut. Kur e pyeta se ku jemi me procesin, ai më tha se nuk jemi askund pasi që nuk ka pasur aspak përparim brenda dy apo tri viteve”, tha ai.“Qeveritë e kaluara dëmtuan marrëdhëniet me partnerët tanë. Qeveria Haradinaj politizoi ndërtimin e autostrada dhe ato u bënë tema politike që bllokuan të gjitha proceset”, shtoi ai.

Tutje ai tregon edhe si rrodhën zhvillimet në rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe ardhjen e tij në pushtet. Ai ka refuzuar të komentojë nëse presidenti Hashim Thaçi ishte i përfshirë në krijimin e Qeverisë Hoti. “Zhvillimet që ndodhën nga tetori e këndej na shtynë të marrim këtë vendim. Nuk kemi pasur alternativë. Ose të marrim qeverinë ose të lëmë vendin që të shkojë në rrugë të gabuar.“, tha ai.“Në disa prej intervistave që kam pasur vazhdimisht më bëhet kjo pyetje. Unë nuk e komentoj këtë fare. Unë qeverisë si shkak i vendimit të kushtetutës. Kushtetuta vendosi që procedura e ndjekur është ligjore. Ne jemi qeveri legjitime. “, shtoi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat